Kanë përjetuar ndjenjën më të keqë kur kanë qenë fëmijë, duke mbetur jetimë, por janë rritur dhe kanë ngjitur majat e suksesit.
Ka shumë artistë, politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut në botë, të cilët kanë humbur prindërit, apo kujdestarinë e tyre kur kanë qënë të vegjël, por kanë arritur të kalojnë vështirësitë dhe madje të kontribuojnë për shoqërinë. Pesë nga ata janë të listuar më poshtë:
Steven Jobs mbeti jetim që foshnjë, por pati fatin të adoptohej dhe më pas të shndërrohej në njeriun lider në fushën e inovacionit.
Malkolm X, aktivisti i njohur i të drejtave të afro-amerikanëve mbeti pa të atin që u vra nga racistët e bardhë në vitin 1931, e më pas për shkak të varfërisë së madhe dhe sëmundjes mendore të të ëmës, kujdestarët socialë vendosën ta çonin në një jetimore. Më vonë ai besua në një familje kujdestare.
Shkrimtari dhe gazetari Royard Kipling në moshën 6-vjeçare bashke me të motrën iu besuan shërbimit të kujdestarisë në një familje kalviniste, e cila abuzoi me të fizikisht dhe emocionalisht, ndërkohë që favorizonin të motrën.
Leon Tolstoi, shkrimtari dhe filozofi i famshëm rus mbeti pa të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe pa të atin kur mbushi 9 vjeç. Por, fatkeqësitë e tij nuk përfunduan me kaq. Ai u rrit fillimisht nga gjyshja e cila më pas u nda nga jeta, më pas nga një teze, e cila gjithashtu vdiq e më pas nga një teze tjetër.
Kompozitori i famshëm Johan Sebastian Bach, ishte fëmija i tetë i Johan dhe Maria Bach. Në moshën 9-vjeçare humbi të ëmën dhe një vit më vonë i vdes dhe i ati. Ai u rrit nga vëllai 24-vjeçar.