Shorti i Ligës së Kampionëve që u hodh në gusht vuri përballë Atletico Madridin dhe Chelsean, dy klube që kërkojnë shkëlqimin në arenën ndërkombëtare.
Sonte do të përballe pikërisht këto dy klube në stadiumin Wanda Metropolitano që është ndeshja e parë në garat ndërkombëtare.
Janë pesë lojtarë që Marca ka zgjedhur për t’i parë nga afër.
Diego Costa
Kthimi i tij nga Cheksea te Atletico Madridi ka qenë një nga telenovelat e verës. Ai nuk ka drejt loje, por pritet të shihet në shkallët e stadiumit. A do t’i festojë golat e Atleticos?
Fernando Torres
Një lojtarë tjetër që ka veshur fanellat e të dy klubeve. Ai kishte lënë Atleticon në vitin 2007 për tu bashkuar me Liverpoolin, ku pastaj kaloi te Chelsea. Torres e ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean, ndërsa mbahet ende mend goli i tij kundër Barcelonës.
Thibaut Courtois
Belgu ka kaluar disa vite të mira te Atletico, ku u ngjit edhe në shkallët e para të portierëve në botë. Ai luajti tri sezone në Calderon si huazim nga Chelsea. Jose Mourinho e ka kthyer te Chelsea si portierin e parë.
Alvaro Morata
Këtë verë ai u bë blerja më e shtrenjtë e klubit anglez. Ai erdhi në Londër, ndërsa Costa u kthye në Madrid.
Los Colchoneros kishin provuar të nënshkruanin me lojtarin verën e shkuar.
Filipe Luis
Lojtar tjetër që ka luajtur me të dy fanellat. Braziliani ka qëndruar vetëm nj sezon te Chelsea ne vitet 2014/15, ku zhvilloi 26 ndeshje.
Po ashtu është edhe Thiago, dikur lojtar i Chelseat, tani asistent i Diego Simeones. Ai ka luajtur për shumë vite te klubi spanjoll.