Pesë ekipet ku mund të transferohet Messi

Lionel Messi mund të bëjë një largim të befasishëm nga Barcelona verën e ardhshme.

Ylli argjentinas ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën, dhe në verën e vitit 2021 do të largohej falas nga ‘Camp Nou’.

Messi, 33 vjeç, është pjesë e Barcelonës që 19 vite, por asnjëherë më shumë se tani, nuk është diskutuar për largimin e tij.

Nëse ndodh një largim i mundshëm, janë pesë skuadra ku ai mund të vazhdojë karrierën.

Manchester City

Ju nuk mund të përmendni lojtarët më të mirë në botë pa përmendur gjigantët nga Etihad Stadium.

Manchester City kanë qenë prej kohësh të lidhur me Messin, megjithëse lojtari në të kaluarën nuk kishte shprehur interesim për largim nga Barcelona.

Inter

Skuadra nga Serie A ishte një emër surprizë kur në muajin prill u futen në garë për Lionel Messi.

Ish presidenti i Interit, Massimimo Moratti, është i bindur se Interi mund ta sjellë në ‘San Siro’ Lionel Messin.

PSG

Me Neymar dhe Kylian Mbappe që duken afër largimit nga PSG, gjigantët francez mund t’i lejojnë vetes të hidhen në sulm për Lionel Messin.

Newell’s Old Boys

Në mesin e shumë ofertave, Messi mund të zgjedh një përfundim tjetër të “përrallës” së tij, duke zgjedhur klubin e fëmijërisë.

Inter Miami

Pronari i klubit David Beckham, nuk ka fshehur asnjëherë dëshirën për të sjellë Messin në Florida.