Pesë anëtarë të familjes Basha humbin jetën nga Covid-19

Pesë anëtarë të familjes Basha nga Koretini i Kamenicës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur familjarja e tyre Zyrafete Basha, e cila ka postuar një fotografi dhe shkrim prekës.

Po ashtu përveç pesë anëtarëve të familjes ajo ka humbur edhe gjyshin e dajëve.

Ky është statusi i saj:

Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi:
O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne !
O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar!
Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË
InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪
Faleminderit stafit mjeksorë të Spitalit Rajonal të Gjilanit për kontributin e dhënë për familjen time… shpresojë që edhe unë të kontribojë për familjet e të tjerëve!
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
Allahu ju mëshiroftë.!!