Përvjetori i parë i tentativës për grusht shteti, çfarë ndodhi natën e 15 korrikut

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi, që ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar, Anadolu Agency (AA) përgatiti një video në formën e kronologjisë e cila shpjegon ngjarjet e natës së 15 korrikut, kur organizata terroriste FETÖ tentoi të kryej grusht shteti.

Në këtë video, e cila gjatë vitit të kaluar është shfaqur nëpër ekspozita të ndryshme informative në mbarë botën, janë radhitur ngjarjet më të rëndësishme në mënyrë kronologjike dhe sipas radhës duke u bazuar në orën që ato ndodhën.

Ndërsa, në fund të saj është një fjalim i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i bërë një ditë më vonë përpara mijëra qytetarëve të Stambollit të mbledhur në rrugë dhe sheshe për t’i dalë në mbrojtje demokracisë dhe instuticioneve të zgjedhura me anë të vullnetit të tyre.