Përveç se është i shijshëm, pjepri shëron disa sëmundje, përfshirë edhe veshkat

Pjepri është jashtëzakonisht i pasur me vitamina dhe minerale.

Përmban një përqindje të madhe të vitaminave C, B si dhe kalcium, magnez, fosfor, hekur dhe baker.

Është ideal për detoksifikimin e trupit dhe fryerjen e barkut.

Uji që përmban ky frut stimulon funksionimin e veshkave, rregullon presionin e gjakut dhe niveli i lartë i fibrave ndihmon në tretjen e ushqimit.

Ndihmon trupin që të largojë natriumin e tepërt, prandaj edhe ul presionin e lartë të gjakut.

Lëngu i pjeprit është përdorur më parë për të lehtësuar dhimbjen nga djegia, kështu që sugjerohet që të lyeni vendin e lënduar me lëng pjepri të shtrydhur ose të copëtuar imët.

Gjithashtu, një copë pjepër i ftohtë ju shpëton nga pickimet e mushkonjave