Ballina Lajmet Kosovë Përurohet xhamia e re në fshatin Gaçkë të Ferizajt

Përurohet xhamia e re në fshatin Gaçkë të Ferizajt

Me këndim të Kuranit dhe të tekbireve, sot në fshatin Gaçkë të Ferizajt, u përurua xhamia e re. Mysafirë dhe besimtarë të shumtë iu bashkuan përurimit të kësaj xhamie.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, u shpreh tejet i lumtur për faktin se ndërtimi i kësaj xhamie u bë nga vetë besimtarët: “Është një lutje që buron nga thellësia e shpirti dhe e zemrës që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij të gjitha ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie. Andaj, sigurisht se edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë kontributin e saj, por më meritorët janë ata që iniciuan dhe punuan për ndërtimin e kësaj xhamie”, tha Myftiu Tërnava

Mysafir special në përurimin e kësaj xhamisë ishte edhe zëvendësministri i Haxhit dhe Umres nga Arabia Saudite, Hasan Menakhire. Ai, kur pa entuziazmin e besimtarëve, e quajti këtë si një prej momenteve më të mira të jetës së tij. “Është një prej ngjarjeve që do të jetë e ngulitur thellë në zemrën time gjatë gjithë jetës, sepse është diçka shumë e bukur të shohësh një organizim të tillë. Ajo çfarë e bënë më domethënëse këtë përurim është ky tubim kaq i mrekullueshëm me kaq shumë njerëz”, tha ai.

Nga nikoqirët u tha se kjo xhami është simbol i unitetit dhe adhurimit ndaj Allahut: “Kjo strukturë e bukur me gurë është një simbol i unitetit dhe përkushtimit ndaj Krijuesit tonë. Kjo faltore përfaqëson përpjekjet e sinqerta me shumë përkushtim për të ndërtuar këtë xhami që të adhurojmë Zotin tonë bashkërisht”, tha kryetari i KBI-së në Ferizaj, Nexhmedin ef. Bajrami.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që do të mbetet çdoherë në zemrat tona, kjo vepër është nga njerëzit e mirë dhe për njerëzit e mirë, ku edhe po i gëzohen njerëzit e mirë”, tha imami Ardian ef. Sejdiu.

Ndërtimi i kësaj xhamie është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërfetar, ku disa punë të bukura të xhamisë janë punuar nga pjesëtarë të feve të tjera.

Exit mobile version