Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Persona të maskuar sulmojnë ambasadën e Turqisë në Suedi

Persona të maskuar sulmojnë ambasadën e Turqisë në Suedi

Ambasada e Turqisë në Suedi ka qenë objekt i një sulmi të kryer nga persona të maskuar, njoftojnë nga përfaqësia diplomatike turke, raporton Anadolu Agëncy (AA).

Ambasada e Turqisë në Stockholm njofton se disa shishe të mbushura me bojë kishin goditur ndërtesën e ambasadës të mërkurën në mëngjes, ndërkohë që kamerat e sigurisë kishin kapur dy persona të maskuar.

Policia suedeze është duke e hetuar rastin. Kjo nuk është hera e parë që sulmohet ndonjë institucion turk në Suedi. Nëntorin e kaluar, ambasada ishte cak i një sulmi të kryer nga persona për të cilët dyshohet se janë përkrahës të organizatës terroriste PKK. Ngjashëm me sulmin e sotëm edhe atëherë ishin përdorur shishe me bojë, por edhe gurë.

Në atë kohë PKK kishte shpërndarë në rrjetet sociale videon nga sulmi për ta përdorur për qëllime propagandistike, mirëpo pas një hetimi policorë, e njëjta ishte fshirë.

Për më tepër, edhe Qendra Kulturore Turke përfshirë edhe xhaminë Rinkeby që funksionon në kuadër të saj, kanë qenë në shënjestër të sulmuesve të panjohur të cilët e kishin sulmuar me gurë.

Exit mobile version