Persona të armatosur grabisin argjendarinë në Prishtinë, policia jep detaje

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një grabitje në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë lajmi.net se nën kërcënimin e armeve persona të dyshuar kanë grabitur ari.“Rreth orës 18 e kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nen kërcenimin e armeve persona te dyshuar kane grabitur një sasi te arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmet