Vendet perëndimore po vazhdojnë evakuimet nga Afganistani kurse talibanët premtojnë të drejtat e grave dhe lirinë e medias në konferencën e parë për shtyp.
Një avion i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike që mbante shtetas britanikë dhe stafin e ambasadës zbarkoi në një bazë ajrore në Oxfordshire, Britani të Madhe, ndërsa një fluturim i kompanisë Lufthansa nisur nga qeveria gjermane që transportonte 130 të evakuuar u ul në Frankfurt të Gjermanisë.
Në Kabul, talibanët japin një ton pajtues në konferencën e tyre të parë për shtyp që nga kapja e shpejtë e kryeqytetit afgan, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit” dhe duke shprehur dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.
“Ne nuk duam asnjë armik të brendshëm apo të jashtëm,” thotë Zabihullah Mujahid, zëdhënësi kryesor i grupit të armatosur.
Njoftimet e talebanëve, të shkurtra në detaje, shfaqin një vijë më të butë sesa gjatë sundimit të grupit 20 vjet më parë. /mesazhi