Përshkallëzohet sërish konflikti në kufirin Armeni-Azerbajxhan

Ushtria armene bëri përpjekje për t’i sulmuar pozicionet e Azerbajxhanit në kufi, duke hapur zjarr në drejtim të vendbanimeve civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se forcat armene në mëngjes kanë sulmuar pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin Tovuz. Ushtria armene hapi zjarr me armë të rënda dhe mortaja në drejtim të disa fshatrave të rajonit kufitar.

Në deklaratë nuk u njoftua për humbje të civilëve.

Gjithashtu u bë e ditur se konflikti në rajon vazhdon ndërsa situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.

– Më 12 korrik ushtria armene u përpoq të sulmonte Azerbajxhanin

Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz, duke përfshirë të shtëna me artileri, ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj dhe i shkaktoi humbje.

Nga ushtria e Azerbjaxhanit humbën jetën katër ushtarë ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Në përleshjet që vazhduan edhe sot, humbën jetën shtatë ushtarë azerbajxhanas, përfshirë një gjeneral major.