Përshkallëzohet grindja për zëvendësimin e Gülenit, kreun e organizatës terroriste FETO

Pas vdekjes së kreut të Organizatës Terroriste FETO, Fetullah Gülen, grindja mes Mustafa Özcanit, kreut të degës amerikane të organizatës dhe Abdullah Aymazit, kreut të strukturës evropiane mori vrull ndërkohë që edhe emrat e tjerë zgjodhën anët mes këtyre dy palëve, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, Özcan dhe Aymaz janë dy emrat që janë në plan të parë për të qenë krerët e rinj të FETO-s.

Özcan i cili menaxhon degën amerikane të FETO-s, përveç se është personi që është një emër që ka qenë pranë Gülenit në fermën e tij në Pensilvani, por edhe personi që me Cevdet Türkyolu-n kontrollon paratë e organizatës. Özcan dhe Türkyolu menaxhuan të gjitha punët e Gülenit deri në vdekjen e tij.

Ndër ata që mbështetën Özcanin në organizatë janë, Türkyolu, İsmet Aksoy i njohur si “kaforta”, Naci Tosun të cilit Özcan transferoi Kaynak Holding, Muhammed Çetin, Ekrem Dumanlı, ish-kryeredaktor i gazetës “Zaman” dhe anëtar i ashtuquajturës delegacion i ri “Ahi” (vëllazëria) si dhe Adem Kalac, kunati i Türkyolu-t.

Të gjithë këta emra të njohur për afërsinë e tyre me Özcanin u zgjodhën në të ashtuquajturin Komiteti i ri Ekzekutiv të FETO-s. Në të njëjtën kohë, njësitë që Özcan drejton dhe menaxhon kanë rëndësi të madhe në formimin e delegacionit.

– Mbështetësit e Aymazit

Aymaz i cili drejton degën gjermane të FETO-s dhe dëshiron të bëhet kreu i ri i organizatës, është një nga emrat më të fuqishëm në rajonin evropian. Aymaz është ndër ata që janë zgjedhur në të ashtuquajturin Komiteti i ri Ekzekutiv.

Ndër ata që mbështesin Aymazin janë Mustafa Yeşil, Ali Ursavaş, Talip Büyük, İsmail Cingöz, Hüseyin Karakuş dhe Bilal Karaduman. Vetëm Talip Büyük është mes këtyre emrave në të ashtuquajturin Komiteti Ekzekutiv i ri të organizatës.

Büyük i cili u zgjodh në të ashtuquajturin Komiteti Ekzekutiv, punonte në fondet dhe tregjet e pasurive të paluajtshme në Britani të Madhe me paratë e organizatës. Karakuş është drejtuesi (imami) i Gjermanisë dhe Karaduman është drejtuesi (imami) i Britanisë.

Emra të tjerë në të ashtuquajturin Komiteti Ekzekutiv aktual i organizatës janë: Barbaros Kocakurt, Şerif Ali Tekalan dhe Mehmet Yavuzlar.