Ballina Lajmet Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit...

Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez

Qytetarët që protestojnë kundër pranimit të propozimit francez janë mbledhur sërish sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestat kundër propozimit francez mbështeten edhe nga partitë opozitare OBRM-PDUKM dhe “E Majta”.

Në Kuvend, nga ana tjetër, për të dytën ditë po vijon debati për Informacionin për përmbajtjen e propozim-Kornizës negociataore për fillimin e negociatave të anëtarësimit të RMV-së në BE.

Para dhe përreth objektit të Kuvendit ka sigurim policor, ndërsa rruga para Kuvendit është e mbyllur për komunikacion.

Exit mobile version