Ballina Artikuj Përse Perëndimi nuk mund ta injorojë Islamin Politik?

Përse Perëndimi nuk mund ta injorojë Islamin Politik?

Autorë: David Hearst

Ashtu siç ka ardhur në një raport të rëndësishëm të Komisionit Parlamentarë, të nxjerr këtë javë, injorimi ynë dhe shpërfillja që ne po ia bëjmë Islamit Politik në luftën tonë kundër ISIS-it do të jetë në kurrizin tonë. Islamin Politik ne duhet që ta konsiderojmë si një mur mbrojtës mes nesh dhe fraksioneve apo grupacionëve islame siç janë ISIS-i.

Pas asaj që pamë se fushata elektorale e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishte shumë dominuese në tregun mediatik dhe pasi që pamë se gazetat kombëtare kanë stigmatizuar tre gjyqtarë të lartë të Britanisë si ‘’Armiq të popullit’’ vetëm për shkak se ata gjykuan kundër asaj që dëshironte vendi atëherë se as britanikët dhe as amerikanët nuk kanë të drejtë që të prezantojnë tek arabët dhe t’u mbajnë leksione atyre rreth ‘’Parimeve të demokracisë dhe vlerave liberale’’.

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që kishte synuar që ta arrinte qeveria britanike me anë të hetimeve që po kryente kundër Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman. Kjo ngjasonte me hedhjen e helmit në dhjam. Kjo kishte ndodhur për shkak se Cameron ishte duke vepruar në përputhje të plotë me urdherat e një shteti policorë. Pra, ai ishte duke vepruar sipas koordinatave të EBA-së dhe në kundërshtim të plotë me atë që kishte porositur Agjencia e Shërbimeve të Inteligjencës Britanike, MI-Five. Duhet cekur se pasi që shërbimet e Inteligjencës Britanike, MI-Six, kishin përjashtuar çdo mundësi që Lëvizja e Vëllezërve Mysliman mund të kishte ndonjë lidhje eventuale me shpërthimin e autobusit në Luxor, por asnjë prej këtyre ekstrakteve nuk ishte mirëpritur nga askush.

Sir John Jenkins, ish-ambasadori britanik në Arabinë Saudite, kishte kryesuar komisionin për të hartuar një raport të stërzgjatur që kishte për qëllim përpilimin e një morie kufizimesh dhe pengesash. Ky raport nuk kishte gjetur mundësinë e tij për tu botuar dhe ndoshta kjo ishte një diçka e qëllimtë dhe e synuar që nga fillimi. Pastaj, Qeveria, qëllimisht në dhjetorë të vitit të kaluar kishte publikuar një përmbledhje të këtij raporti. Ky publikim kishte ardhur në 12 faqe dhe ishte publikuar në ditën e fundit të punës së parlamentit para se të shkonin në pushimin e festave të fundvitit. Fati i këtyre faqeve ishte fundosja në mesin e tërë asaj amullie dhe sikleti në të cilën qeveria e kishte gjetur vetën e saj.

Sfida e pranimit të urtësisë

E tërë kjo punë ka mbetur në hije fale punës dhe përpjekjeve të Komisionit për Punë të Jashtme pranë Parlamentit Britanik të cilët nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap kundrejt këtij raporti. Raporti i Komisionit Parlamentar ka sfiduar paraqitjen e Jenkins-it bërë Vëllezërve Mysliman, ky përshkrim kishte paraqitur këtë Lëvizje sikur të ishte ajo burimi i ekstremistëve islamik, ndërsa ky raport e kishte paraparë këtë Lëvizje si një muri mbrojtës ndaj ekstremizmit.

E tërë kjo çështje llogaritet si një gurë esencial në një mesazh që është lëshuar nga një shumëllojshmëri e ‘’ekspertëve’’ pretendues prej myslimanëve por që janë të financuar nga qeveria dhe të cilët janë shndërruar nga ‘’Piratët e gjahut në roja të pyjeve’’. Klishea e këtyre është pretendimi dhe propaganda se Islamikët, e te gjitha llojeve, janë ata që ndjekin të njëjtin rrugëtim dhe që shpie drejt : Hilafetit apo Sistemit Totalitar Teokratik.

Përmes dhënies së vendit të merituar  Islamit Politik në mesin e spektrit të Lëvizjeve të transformimeve demokratike duhet cekur se  Komisioni Parlamentar qasje që ka Politika e Jashtme Perëndimore karshi Lindjes së Mesme që nga 11. Shtatori. 2001.

Unë dua tua lë të tjerëve ta trajtojnë në detaje këtë problematike ngase ajo në çka dua të fokusohem dhe të përqendrohem këtu ka të bëjë me hipokrizinë dhe standardet e dyfishta që po përdoren në nxitjen e një debati që flet për vlerat dhe etikën.

Fuqia dhe autoriteti

Deputetët kanë ngritur një mori pyetjesh rreth emërtimit të Jenkins-it pasi që ai ishte ambasador në një vend i cili e kishte shpallur Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman si një organizatë terroriste dhe që kishte interes për zhdukjen e saj. E ajo që Komisioni kishte harruar që ta potenconte ishte se vetë Arabia Saudite ishte një model i ekstremizmit me të njëjtat cilësi ashtu siç e kishte cilësuar Jenkins-i Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman në raportin e tij dhe ku kërkonte dënimin e tyre.

Arabia Saudite është një shtet islamik dhe në të ka gjyqësi që merret me gjykimin dhe me ekzekutimin e dënimeve të tmerrshme duke bërë ekzekutimin me prerje të kokës së njerëzve në vende dhe sheshe publike. E po ashtu edhe prijësit fetar kanë autoritete që t’i shpallin si renegat dhe pabesimtarë myslimanët e tjerë. E njëjta gjë vlen edhe sa i përket të drejtave të njeriut në Iran, vend ky në të cilin me nxitim janë duke u hapur ambasadat nga vendet perëndimore.

A i pengon kjo që Qeveritë në Britani dhe në SHBA të ruajnë raportet e afërta dhe partneritetin ushtarak dhe tregtare me këto vende? Këto marrëveshje dhe këto raporte kapin vlera prej miliarda paund nga shitjet ushtarake dhe nga mija vende pune në Lancashire. Po ashtu ka një vendosmëri të fuqishme qe mos te lejohen deputetët britanik apo anëtarët e Kongresit Amerikan të bëjnë çfarëdo lloji te hetimit të pavarur.

Çfarë i bëri të mungojnë plotësisht ‘’parimet demokratike dhe vlerat liberale’’ duke heshtur plotësisht dhe duke bërë përjashtim total nga ana e Qeverisë Britanike kur është fjala për Arabinë Saudite ndërsa e njëjta gjë nuk ndodh dhe nuk mund të ndodh kur është në pyetje Lëvizja e Vëllezërve Mysliman?

Përgjigja është e qartë: Ajo është Pushteti! Arabia Saudite është një shtet sovran dhe ajo është në pushtet. E sikur edhe Muhamed Mursi të kishte mbetur në pushtet në Egjipt atëherë me siguri që Cameron nuk do të gjente aspak vështirësi që të bisedonte me të. Ai në vitin 2013 u kishte bërë thirrje këshilltarëve të tij që të marrin pjesë në një drekë zyrtare në rezidencën e tij në Chequers. Me të vërtetë fuqia dhe pushteti janë ato që përcaktojnë nëse Britania do të respektojë kombet e tjera apo jo dhe assesi kjo nuk ka të bëjë me vlerat e përbashkëta!

A është e mundur që të injorohet Islami Politike?

Islami Politike nuk posedon as fuqi as autoritet, ashtu siç nuk posedon as armatim. Komisioni nuk ka mundur të gjejë as edhe faktet më të vogla që do dëshmonin se Lëvizja e Vëllezërve Mysliman kishte marrë pjesë në luftime përkrah Al-Kaides dhe ISIS-it. Komisioni pezulloi nxjerjen e një vendimi ne lidhje me Levizjen e Hamas-it por ajo kishte vënë në dukje se ka më shumë se një element” të thjeshtë “kombëtarë në fushatën e kësaj lëvizjeje kundër ekzistencës së Izraelit. Kjo është fjala e Neil Crompton, Drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore pranë Departamentit të Shtetit.

Me përjashtim të pjesëmarrjes brenda koalicioneve në qeveri të ndryshme, si në Tunizi dhe Marok, nuk ka grupe tjera te Islamit Politik që janë diku në pushtet.

Sikur anëtarët e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman të mos i ishin nënshtruar torturave siç janë burgimet, ekzekutimet dhe internimet e ndryshme që kanë ndodhur nga diktatorët dominues në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore siç ishin ato të shtypjes së revolucioneve të vitit 2011 a thua do kishte mundësi perëndimi ta injoronte në këtë mënyrë Islamin  Politik? A thua te këtë përfunduar në koshin e plehrave të historisë ashtu siç kishte përfunduar më parë  Nacionalizmi Arabe?

Sipas meje, kjo është pyetja qëndrore? E kjo është një pyetje që është ngritur si kundërpërgjigje e disa prej dëshmive interesante para vetë Komisionit. E prej kësaj është dhe ajo për të cilën kishte dëshmuar Ibrahim Munir, zv. Lideri i Vëllezërve Mysliman, i cili për herë të parë kishte zbuluar shtrirjen dhe potencialin që kishte Lëvizja e Vëllezërve Mysliman në Egjipt. E i cili kishte potencuar se anëtarët e Vëllezërve Mysliman janë ndërmjet 900.000 dhe 1.000.000 anëtarëve vetëm në Egjipt. Ky pra është dyfishi i numrit të anëtarëve të Partisë Popullore për të cilën Jeremy Corbin pretendon se është partia më e madhe në mbarë Evropën.

Kur Komisioni ishte pyetur rreth legjitimitetit të idesë së ‘’Superioritetit të shumicës’’ e cila pretendon se është shfaqur në sjelljen e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman përgjatë vitit të vetëm sa ishin ata në pushtet dhe që pretendohet se ata kishin fituar pesë herë radhazi në zgjedhje. Mund të vesh re se Partia për Liri dhe Drejtësi  që është partia e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman ka fituar vetëm me ¼ e votuesve që kanë të drejtë vote në Egjipt.

Sundus Asim, ish-Koordinatore për Informim Ndërkombëtarë në Zyrën e Presidentit Mursi, ishte përgjigjur duke thënë se nuk praktikohet e njëjta logjikë sikur ne rastin zgjedhjes se Barack Obama-së. i cili kishte fituar 51.1% të votave nga 54.9% sa ishte numri i votuesve që kishin dal në zgjedhje por që kjo i bie të jetë vetëm 28% i numrit të përgjithshëm të amerikanëve që kanë të drejtë vote.

Komisioni kishte ardhur në përfundim se ‘’Islamistet Politik në definimin e tyre ndaj demokracisë, në disa raste, kanë tendenca për të konfirmuar të kuptuarit mekanik të qëllimit që kanë zgjedhjet shumë të barabarta dhe shumë demokratike që reflektojnë me rezultate në të cilat ka humbës dhe fitues’’. Një përkufizim i tillë mund mos ti këtë parasysh aspektet me gjithperfshirese të kulturës demokratike siç është bashkëpjesëmarrja në pushtet dhe administrimi i qeverisjes së hapur për të gjithë.

Plumb i argjend kundër organizimit të Shtetit Islamik

Mursi nuk ka mundësi që të flas për vetën e tij tani por ne e dimë përpjekjen e tij për të përfshirë edhe të tjerët në qeverinë e tij. Këtë e dimë nga ajo që kanë treguar njerëzit që ishin me të dhe nga fakti që ai ia kishte dhënë postin e nënkryetarit figurave udhëheqëse në opozitë. E po ashtu e dimë se ai kishte kërkuar edhe nga liberali tjetër, Ayman Nour, që të formonte qeverinë. E po ashtu një gjë të tillë mund ta kuptojmë edhe nga ajo se vetëm 1/3 e ministrave të kabinetit të tij qeveritarë kanë qenë anëtarë të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman.

Prandaj, nisur nga këto dëshmi, ne duhet që të rishikojmë edhe një herë paragjykimet tona ndaj tij dhe në veçanti spekulimet se ai kishte përdorur mentalitetin dhe logjikën e asaj se ‘’fituesi zotëron çdo gjë’’ dhe të asaj se një mentalitet i tillë ka qenë arsyeja kryesore e rrëzimit të tij nga pushtetit. E ndërsa e vërteta është se viti sa ai ishte në pushtet ka qenë një vit i shkatërrimeve dhe vandalizmit në mënyrë sistematike dhe të organizuar. E një pjesë të përgjegjësisë për këtë e mbajnë edhe disa liberalistë të cilët kur erdhi Sisi i deboi nga pushteti.

Tani u bë e qartë ajo se çka mendon ISIS-i dhe Al-Kaida rreth islamit politik. Ata mendojnë, dhe sipas këndvështrimit të tyre kanë të drejtë në atë që mendojnë, se islami politik do të paraqes për ta një armik edhe më të madh sesa bombat dhe granatat perëndimore. E ndërsa dëshmia më e qartë është se ISIS-i tani përballet me një kërcënim ekzistencial nga progresi që kanë shënuar forcat irakiane dhe ato Kurde në Mosul dhe Rakka. Këta deklarojnë se anëtarët e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman janë një grup i rrezikshëm renegatësh edhe përkundër faktit se asnjë prej anëtarëve të kësaj lëvizjeje nuk janë pjesëmarrës në asnjërën prej këtyre betejave.

Pyetja që lind vetvetiu këtu është ajo se: A është Perëndimi i gatshëm që të pranojë një logjike të tillë apo ai do të vazhdojë me këmbëngulje që të miratojë formulën se zgjidhja më e mirë për t’u përballur me islamin radikal është eliminimi i zgjidhjeve të mundshme?

Burimi: http://www.middleeasteye.net/columns/why-the-west-afford-ignore-political-islam-british-government-muslim-brotherhood-cameron-inquiry-uk-1403437080

Exit mobile version