Përse nuk falesh?

Zoti të krijoi në formën më të bukur, të pajisi me dëgjim, të parë dhe mendje.

Të tregoi rrugën kah Xhehennemi që të shpëtosh nga fatkeqësia e rëndë.
Ai të thërret kah drita, Ai të do, është i Mëshirshëm, Ai fal shumë dhe është plot dashuri.
Atëherë, përse je jofalënderues, si mund të jesh i shkujdesshëm, si e ke harruar Atë?
Ai është i Mëshirshëm, Ai të jep çdo gjë, nuk të lë, është përplot dhembshuri dhe është pranë teje kur ke vështirësi.
Drejtohu Atij, lute edhe në natën e thellë me lutje, thirre Atë, veprat e mira dhe lutja kah Ai ngritën.
Shikimet nuk depërtojnë kah Ai, por Ai te shikimet depërton dhe di çfarë fshehin gjoksat tanë.
Ai di çfarë bën çdo ditë, me ty është kudo që je, në ditën me diell ose në natën e errët dhe kur shiu bie rrëke.
Arsyetohesh me punë, obligime, je i zënë, por për lojëra, seriale, filma, argëtim dhe dalje ke kohë.
Por, për namaz, haxh, ndihmesë të varfërve dhe bamirësi, thua që nuk ke kohë.
Por, kur afrohet kërcënimi i vërtetë, shikimi i atyre që nuk kanë besuar shtangohet.
Atëherë do të shohësh qartë, shikimi bëhet i mprehtë, perdja largohet, ndërsa maskat e rrejshme bien.
Thua që je musliman, por fjalët tua veprat nuk i pasojnë.
Thua që e do Allahun, por këtë nuk e tregon me vepra, atëherë si të kuptojnë tjerët?
Ti dëshiron të marrësh, por nga vetja nuk jep asgjë.
A nuk i sheh lëshimet tua? Përse nuk pendohesh për mëkate?
A thua je krijuar pa Krijues apo ndoshta veten e ke krijuar dhe je i pavarur?
Nëse është kështu, përse e thith ajrin, përse të nevojitet ushqimi, përse je i vdekshëm dhe për shumë gjëra i varur?
Përse Zotin tënd nuk e madhëron? Përse nuk u bindesh urdhrave të Tij?
Përse je indiferent? Përse nuk falesh?
Namazi është dritë e zemrës së besimtarit, ai e lëviz dhe ky është urdhër i Zotit të Plotfuqishëm.
Pa namaz zemra është e vdekur para vdekjes, sikur gërmadha e shkretëtuar dhe pa askë!
Namazi është krenari e çdo muslimani, në të është lavdia e gjeneratave të kaluara.
Dije që lërja e namazit është shkatërrim i muslimanit, pikëllim, dhembje dhe defekt i madh.
Për këtë bëhu prej atyre që falen, në mëngjes dhe mbrëmje e lavdërojnë Zotin e tënd.
Fali pesë kohët e namazit, në këtë ka shpëtim, dhe këto janë themel i lumturisë së jetës tënde.

Përgatiti:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi. /islamgjakova