Edhe pse prindërit gëzohen shumë nëse foshnja e tyre që nga lindja fle gjatë tërë natës, lexoni për çfarë arsyeje, megjithatë, duhet të jenë të kujdesshëm nëse ndodh kështu.
Javët e para bebja nuk bën të flejë gjatë gjithë natës– thekson pediatri dr. Lens Gudman.
Kur prindërit e rinj me entuziazëm më thonë që bebja e tyre natën e parë e kalon në gjumë, tmerrohen dhe u them: Jo, kjo assesi nuk është dashur të ndodhë”, thotë mjeku.
Gudmani rikujton që bebja patjetër duhet të ushqehet çdo katër orë, sepse nëse më gjatë qëndron pa qumësht, shpejt dehidrohet.
Nëse prindërit vërejnë që bebja fle gjithë natën, kjo mund të jetë shenjë që diçka nuk është në rregull, sepse gjumi më i gjatë se gjashtë, shtatë orë pa ndërprerë është tregues i shpeshtë që foshnja ka formë të rëndë të verdhëzës.
Kur bebja fillon të flejë dhe pas një apo dy muajve shton në peshë, çdo gjë është në rregull. Vetëm atëherë nuk duhet të brengoseni edhe nëse fle tetë orë pa ndërprerë. /Mesazhi/