Shkruan: Fadil Maloku – Sociolog
- Një ndër shkaqet e arratisjes se të rinjëve nga Kosova, përveç mosinteresimit bukfal(!) dhe sehirllëkut qeveritar duhet kërkuar padyshim edhe te sektori tejet diskriminues privat, i pagave që e votoi garnitura aktuale e Parlamentit.
2 Pagat, me Ligjin e votuar mbetën në mëshirën dhe aminin e kompanive dhe oligarkëve politik, dhe atyre pak biznismenëve partiak e klanor. Kurse, në sektorin shtetërorë, shansat e punësimit janë të “rezervuara” ekskluzivisht për militantët partiak, për tezakët, dajallarët dhe kushërirët e pushtetarêve!? - Atëherë, si të mos ikin këto kontigjente të rinjëve, kur pushtetarët lëre që fare s’janë kah merren me (pa)perspektivën e tyre, sepse këta të rinj dhe në kushte e rrethana të barabarta, fare s’kanë asfarë shanse ta gjejnë vetën e tyre të punësuar në ndonjë konkurs eventual të shpallur… Qoftë ai vend pune edhe si “zyrtarë i lartë për fotokopje”, apo “këshilltar qeveritar”, apo edhe “zëvendës shoferi, i shoferit të ministrit”(🧐)…Pse?!