Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, secila prej nesh është në kërkim të zgjidhjeve të reja që sfidojnë veprimin e kohës, mungesën e përkujdesjes së vazhdueshme apo në rastin më të keq përdorimin e produkteve toksike. Shpeshherë këto alternativa nuk gjenden aspak në kremërat dhe trajtimet e shtrenjta, por në disa truke të thjeshta e si gjithmonë femrat koreane gjithmonë kanë diçka për të na mësuar.
Në artikullin e sotëm, Living do t’ju zbulojë efektin çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij në trajtimin e fytyrës. Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta
Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi. Larja e fytyrës ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.
Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.