“E nëse Allahu (xh.sh) thotë: “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit, vetëm se të Më adhurojnë”, kjo nuk do të thotë se Ai ka nevojë për adhurimin tonë, por ne kemi nevojë për adhurimin e Tij.
Dhe për arsye se adhurimi është litari, i cili na mban të lidhur me Të dhe që përmes rrugës së tij na vjen ndihma dhe dhënia, ashtu siç i vjen ushqimi embrionit nga nëna përmes rrugës së kordonit të mitrës.
E, kur këputet ky kordon, atëherë edhe embrionit i ndërpritet ushqimi.
Kështu është edhe kur këputet litari mes teje dhe mes Allahut, i ke privuar vetes arterien e ndihmës dhe të ushqimit.
Nuk ta ka ndaluar Zoti yt, por ti ia ke ndaluar vetes dhe ke prerë kordonin tënd.
Allahu është mëshirë e sinqertë, dhënie e sinqertë, afrimitet i sinqertë, ndërsa ftohja, largimi dhe shkëputja janë prej nesh!”
___________________
Dr. Mustafa Mahmud “Përse Allahu krijoi dynjanë”