Përgjigjja është e thjeshtë, sepse aty, si askund tjetër, del më në pah hipokrizia dhe standardi i dyfishtë i Perëndimit. Aty, më shumë se në asnjë rast tjetër, vlerat perëndimore të lirisë, respektimit të ligjit ndërkombëtar, mosdiskriminimit, vetëvendosjes, të drejtat e njeriut, pluralizmit, humanizmit dhe demokracisë, nuk kanë më asnjë vlerë dhe peshë për vetë Perëndimin!
Dhe këtë të vërtetë të hidhur e kanë kuptuar ata perëndimorë, që ngrihen në manifestime masive nëpër sheshet e botës, për të pështyrë në fytyrën hipokrite të elitës së tyre politike, që sillet me dy standarde.
Palestina është gjithashtu projekti i fundit kolonial evropian, i modelit të vjetër, që ka mbijetuar deri në shekullin e XXI-të, dhe si i tillë, Perëndimit të sotëm i duhet të ruajë fytyrën e tij, nga trashëgimia e imazhit të vjetër negativ, nga i cili pretendon se është distancuar me kohë.
Do të vijë dita -dhe ndoshta nuk do të jetë e largët-, kur njerëzve këto debate absurde që bëhen sot, do t’iu duken ashtu siç janë, të turpshme dhe amorale. Do të vijë dita, kur lexuesit e historisë do të habiten me qartësinë e çështjes nga njëra anë dhe banalitetin e shëmtuar të trajtimit të saj sot.
Kështu që na duhet ta ripërsërisim edhe një herë dhe me forcë, se historia e kësaj lufte nuk nisi me datën 7 Tetor 2023 dhe as përfundon të nesërmen e saj.
Nga: Justinian Topulli