Kreu i regjimit sirian Bashar al-Assad falenderoi homologun e tij rus, Vladimir Putin, për “shpëtimin” e vendit të tij dhe për mbështetjen e tij ndaj Sirisë.
Të dy udhëheqësit, njëri kreu i një regjimi, e tjetri lojëtari më i pistë politik u takuan të hënën për bisedime në vendpushimin e Detit të Zi, në Soçi.
Ata diskutuan luftën kundër “terrorizmit” dhe mundësive për një zgjidhje politike në Siri, e cila ka hyrë në vitin e shtatë të luftës. Deklarata shtoi se Assad kishte shprehur gatishmërinë e tij për të zhvilluar diskutime me palët e interesuara në zgjidhjen e konfliktit.
Në përgjigje, Putin përgëzoi bashkëpunimin e Asadit.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, e cila përmendi zëdhënësin e Kremlinit Dimitri Peskov, takimi zgjati rreth katër orë.
Takimi thuhet të jetë vetëm “i dyti” që nga shpërthimi i luftës në vitin 2011. /MESAZHI/