Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar ashpër ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi i cili kërkoi ndërprerjen e dialogut me Serbinë për shkak të zhvillimeve me Specialen.
Në mbledhjen e qeverisë, Hoti i është drejtuar Selimit duke i thënë se duhet të respektohet parimi i ndarjes së pushteteve, shkruan lajmi.net.Ai ka thënë se në qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryhse në këtë aspekt.Madje ka thënë se qeveria dhe ministritë duhet të vazhdojnë punën në kapacitet të plotë.
“Duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve, në veçanti ministri i Drejtësisë e ka të qartë këtë çështje, ne nuk ndërhyjmë as nuk komentojmë vendime të organeve të drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, bazën ligjore e kemi të qartë se si sillemi në këtë situatë për t’i ndihmuar ligjërisht, Kushtetuta është e qartë se si procedohet më tutje kur vendi nuk ka president, secili prej juve duhet të vazhdojë me kapacitet të plotë. Ky është qëndrimi që duhet të mbajmë si qeveri”, ka thënë Hoti.
Ky reagim i Hotit erdhi pasi që ministri i Drejtësisë që vije nga AAK, kërkoi ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe sqarimin nga Gjykata Specialje se ajo është e Kosovës dhe nuk operon me prova të Serbisë.
“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë ai