Ballina Lajmet Shqipëri Përplasje e ashpër mes Sali Berishës dhe Saimir Tahirit në Kuvend (VIDEO)

Përplasje e ashpër mes Sali Berishës dhe Saimir Tahirit në Kuvend (VIDEO)

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, sikundër e ka kthyer në traditë tashmë, bëri rolin e gazetarit, duke e futur live në Facebook-un e tij, ish-Ministrin e Brendshem Saimir Tahirin, i cili qëndronte i ulur në Kuvend.

Ish-ministri, Saimir Tahiri tashmë deputet i pavarur, iu drejtua disa herë mes të qeshurave Berishës: “O Sali si je çmendur kështu?!”

Videoja e mëposhtme tregon situatën, e cila e shfaqë në një pozicion te palakmueshëm ish kryeministrin Berisha. Ish-kryeministri Berisha, tashmë 73 vjecar,  e ka kthyer në traditë denoncimin përmes platformës së formuar nga ai, të cilën e quajti “qytetari digjital”, e ku jo rrallë herë qarkullojnë informacione të rreme. /MESAZHI/

Exit mobile version