Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përplaset një avion me një helikopter ushtarak në Washington DC, besohet për...

Përplaset një avion me një helikopter ushtarak në Washington DC, besohet për mbi 60 të vdekur

Një avion i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter ushtarak në Washington DC, ku të dy u rrëzuan në lumin “Potomac”.

Avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak, raporton BBC.

Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar.

Zyrtrët policorë i kanë thënë CBS News se deri më tani ekipet kanë arritur të nxjerrin 18 trupa.

Përplasja ka ndodhur afër pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan” rreth orës 21:00 me kohën lokale, ka bërë të diturt Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë për CBS News.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “aksidentin e tmerrshëm” dhe ka falënderuar reaguesit e urgjencës për punën e tyre. /koha

Exit mobile version