Ballina Lajmet Kosovë Përpjeka e katërt për konstituimin e Kuvendit, a do të votohet Haxhiu...

Përpjeka e katërt për konstituimin e Kuvendit, a do të votohet Haxhiu për kryeparlamentare?

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që është përpjeka e katërt për të përfunduar konstituimi.

Tri seancat e kaluara ajo më 15, 17 e 19 prill nuk kanë qenë të suksesshme.

Ndonëse në seancën e fundit u arrit të votohet raportimi i Komisionit për verifikimin e mandateve, pas arritjes së një marrëveshje politike dhe u bë betimi i deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së IX, nuk u zgjedh kryetari i Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën propozoi, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, e cila edhe pas dy tentimeve nuk mori votat e mjaftueshme.

Ajo dy herë mori 57 vota.

Pas dështimit të votimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mbylli seancën e së shtunës, ku njoftoi se ardhshmja do të mbahet të hënën nga ora 15:00.

Edhe pse nuk mori votat për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish kandidate e LVV-së për kryeparlamentare.

Zyrtarë të LVV-së vazhdimisht kanë thënë se i kanë votat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe formuar qeverinë.

Ndërsa, të shtunën Haxhiun nuk e votojë as deputetja Duda Balje, e cila tha se do të jetë në opozitë.

Formim të shpejtë të institucioneve të reja ka paralajmëruar edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili bashkë me dy deputetet e zgjedhura nga kjo parti abstenuan në votimin për zgjedhjen e Haxhiut kryeparlamentare.

Nga ana tjetër, partitë opozitare të legjislaturës së VII-të, PDK, LDK kanë thënë se nuk e mbështesin asnjë kandidat të LVV-së për kryetar Kuvendi.

AAK ka thënë se nëse LVV kandidon, Saranda Bogujevci e cila ka qenë nënkryetare e Kuvendit në legjislaturën e kaluar ose Shqipe Selimin do t’i votonte.

Ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë kanë bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve.

Edhe nga shoqëria civili u është bërë thirrje deputetëve që të gjejnë zgjidhje dhe të shmangin hyrjen në një krizë institucionale.

Exit mobile version