Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Më shumë se 57 njerëz humbën jetën nga përmbytjet masive në Turqi

Më shumë se 57 njerëz humbën jetën nga përmbytjet masive në Turqi

Me dhjetëra familje në rajonin e Detit të Zi në Turqi po presin me ankth grupet e shpëtimit për të mësuar fatin e të afërmëve të tyre që kanë humbur pas përmbytjeve masive që kanë sjellë shkatërrimin e plotë të banesave të zonës.

Raportohet se të paktën 57 njerëz janë konfirmuar si të vdekur në katastrofën e dytë natyrore që përfshiu vendin këtë muaj pas zjarreve që “pushtuan” bregdetin lindor të vendit.

Pamjet me dron tregojnë sesi infrastruktura e qyteteve të zonës është shkatërruar krejtësisht. Nën rrënoja ka ende njerëz, disa prej tyre të mbijetuar që po presin ndihmën e grupeve të shpëtimit.

“Kjo është e paprecedentë. Nuk ka energji elektrike. Telefonat celularë nuk funksionojnë më. Nuk mund të marrim lajme nga askund. Nuk dimë nëse niveli i ujit po rritet apo jo, nëse do të përmbytemi sërish ose jo. Thjesht presim fatin tonë. Gratë dhe fëmijët janë në panik”- ka thënë Ilyas Kalabalik një 42-vjeçar për britaniken “The Guardian”.

Përmbytjet u shkaktuan në provincat veriore të Turqisë ra plot 45 cm shi në tre ditë, ose për krahasim shiu i 3 muajve në vetëm tre ditë. /tiranapost

Exit mobile version