Me dhjetëra familje në rajonin e Detit të Zi në Turqi po presin me ankth grupet e shpëtimit për të mësuar fatin e të afërmëve të tyre që kanë humbur pas përmbytjeve masive që kanë sjellë shkatërrimin e plotë të banesave të zonës.
Raportohet se të paktën 57 njerëz janë konfirmuar si të vdekur në katastrofën e dytë natyrore që përfshiu vendin këtë muaj pas zjarreve që “pushtuan” bregdetin lindor të vendit.
Pamjet me dron tregojnë sesi infrastruktura e qyteteve të zonës është shkatërruar krejtësisht. Nën rrënoja ka ende njerëz, disa prej tyre të mbijetuar që po presin ndihmën e grupeve të shpëtimit.
“Kjo është e paprecedentë. Nuk ka energji elektrike. Telefonat celularë nuk funksionojnë më. Nuk mund të marrim lajme nga askund. Nuk dimë nëse niveli i ujit po rritet apo jo, nëse do të përmbytemi sërish ose jo. Thjesht presim fatin tonë. Gratë dhe fëmijët janë në panik”- ka thënë Ilyas Kalabalik një 42-vjeçar për britaniken “The Guardian”.
Përmbytjet u shkaktuan në provincat veriore të Turqisë ra plot 45 cm shi në tre ditë, ose për krahasim shiu i 3 muajve në vetëm tre ditë. /tiranapost