Përmbytjet në Iran, shkon në 80 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 80 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Iran. Të paktën 30 persona janë ende të zhdukur në Iran më shumë se një javë pasi përmbytjet përfshiu disa pjesë të vendit, thanë të shtunën burime zyrtare.

Një vend kryesisht i thatë, Irani përballet me thatësira të përsëritura këtë dekadë dhe përmbytje të shpeshta të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Sipas Soleimani, 60 qytete të mëdha, 140 më të vogla dhe më shumë se 500 fshatra janë prekur, në një vend me 83 milionë banorë.

Provinca e kryeqytetit Teheran është më e prekura, me 35 të vdekur, ndërsa në Mazandaran, në veri, 20 persona janë ende të pagjetur, sipas të njëjtit burim.

Presidenti Ebrahim Raisi vizitoi rrethin Firuzkouh, në lindje të Teheranit, sipas zyrës së tij.

Siç raporton televizioni shtetëror IRIB, ministri i Bujqësisë, Javad Sadatinejad, vlerësoi shumën e dëmit në sektorin e bujqësisë në gati 195 milionë euro.

Sipas Qendrës Meteorologjike iraniane, veriu dhe jugu i vendit pritet të goditen nga reshje të tjera në ditët në vijim. /abcnews