Përmbytje në Kinë, evakuohen rreth 2 milionë njerëz

Të paktën 14 persona humbën jetën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët dhe punonjësit të shtunën kanë ndërtuar barriera të improvizuara me thasë me rërë dhe gurë për të mbajtur nën kontroll lumin Yangtze dhe degët e tij.

Në Chongqing deri sot jetën e kanë humbur 11 persona, njoftoi agjencia kombëtare kineze për emergjenca. Më shumë se 20 mijë persona janë evakuuar ndërsa janë shkatërruar 1.031 shtëpi.

Edhe 3 persona të tjerë humbën jetën në provincën fqinje Hubei.

Rrëshqitjet e tokës në qytetin Dunhao në pjesën malore Chongqing humbën jetën 6 persona, bëri të ditur Zyra e qytetit për menaxhimin e urgjencës.

Trupat u gjetën të premten në mbrëmje, pasi më shumë se 200 njerëz u evakuuan.

Ekipet e shpëtimit në terren po punojnë për të shpëtuar mijëra njerëz.

Rreth 1.8 milion njerëz janë evakuuar ndërsa humbjet direkte nga përmbytjet vlerësohen në më shumë se 7 miliardë dollarë, njofton Ministria për Situata Emergjente.

Përmbytjet sezonale do vit godasin pjesën më të madhe të Kinës ndërsa autoritetet tentojnë të zbusin dëmet duke ndërtuar diga. Përmbytjet më të rënda në Kinë gjatë viteve të fundit ishin në vitin 1998, kur më shumë se 2.000 njerëz humbën jetën dhe gati 3 milionë shtëpi u shkatërruan.