Televizioni shtetëror iranian njofton se në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në veriperëndim të vendit jetën e kanë humbur 17 persona ndërsa 20 llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës për menaxhim me kriza në krahinën Azerbajxhani Lindor, Khalil Saei tha se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 17 personave pas përmbytjeve në qytetet Ajabshir dhe Azarshahr.
Saei shtoi se punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe, policisë, ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit që nga orët e hershme të mëngjesit janë të shpërndarë në terren për të ofruar ndihmë për të pambrojturit.
Në shtator të vitit të kaluar, të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Teheran dhe krahinën Hormozgan.