Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbytje në Indi, të paktën 48 të vdekur

Përmbytje në Indi, të paktën 48 të vdekur

Të paktën 48 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të Indisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “Hindustan Times”, shirat e dendur dhe përmbytjet vazhdojnë të jenë efektive në shtetet verilindore të Indisë.

Autoritetet njoftuan se numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet në shtetet Assam dhe Manipur arriti në 48. Autoritetet thanë se shtëpitë në rajon u prekën nga reshjet dhe përmbytjet dhe se mijëra njerëz u evakuuan nga rajoni.

Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka lëshuar alarm të kuq për shtetet verilindore.

Shirat mosun, të cilat janë efektive çdo vit midis qershorit dhe shtatorit, shkaktojnë dëme të mëdha në rajon. Shkencëtarët thonë se reshjet e shumta të shiut në Bangladesh dhe rajonet verilindore të Indisë vitet e fundit janë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Exit mobile version