Përmbytje në Francë, rrugët kthehen në “lumenj”

Ujërat e rrëmbyeshëm të përmbytjeve përfshinë Kanën të hënën, duke shtyrë makinat nëpër rrugë dhe duke e lënë qytetin e rivierës franceze të njohur për festivalin e saj të filmit, në gatishmëri të lartë.

Nuk pati të lënduar si pasojë e përmbytjes në rajonin juglindor francez, ku në vitin 2015 të paktën 19 persona humbën jetën nga përmbytjet e shpejta dhe dhjetëra mijëra patën ndërprerje të energjisë elektrike.

Situata pritej të kthehej në normalitet deri në fund të mëngjesit, pasi stuhia vazhdoi të lëvizte drejt lindjes, tha zëdhënësi i bashkisë së saj.

Kryetari i bashkisë së qytetit, David Lisnard tha për “BFM TV” se do të kërkon shpjegim nga autoritetet e tjera, se pse qyteti mori një alarm nga qeveria vetëm një orë pas fillimit të stuhisë.
Në Evropë, dhjetëra njerëz vdiqën në fillim të këtij muaji nga Rumania në Poloni në përmbytjet më të këqija që kanë prekur Evropën Qendrore në dy dekada.