Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Nepal, dhjetëra të vdekur

Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Nepal, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë Pushkar Karki deklaroi se shirat mosun nga dita e premte e deri më tani kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës ku si pasojë 47 persona e kanë humbur jetën në 9 qytetete në jug të shtetit.

Karki tha se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut si të zhdukur llogariten 24 persona. Ai shtoi se 31 mijë familje kanë humbur shtëpitë e tyre.

Karki shprehu shqetësim nga rritja e numrit të të vdekurve dhe njoftoi se ndonjëherë ndodhin edhe ndërprerje të punimeve të kërkim-shpëtimit për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërsa në rajone të shumta ka patur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës.

Sezoni i shirave mosun që fillon në muajin qershor në Nepal vazhdon deri në muajin shtator. Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar 75 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut