Përmbytet varka me migrantë në Greqi, 4 të vdekur përfshirë 2 fëmijë

Të paktën 4 persona, përfshirë 2 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë përmbytjes së një varke që barte migrantë të parregullt në ujërat ishullit grek të Kosit, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke incidenti ka ndodhur mbrëmë në afërsi të rajonit Fokas.

Deri më tani janë shpëtuar 27 migrantë të rregullt ndërsa trupat e pajetë të dy grave dhe dy fëmijëve të moshës 3 dhe 5 vjeç janë nxjerrë nga deti.

Më tej thuhet se po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit të ekipeve të Rojës Bregdetare.