Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman, njoftoi se si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe jetën e kanë humbur 239 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Millman, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se ”Si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Mesdhe kanë vdekur 239 persona”.
Ai bëri të ditur se numri i refugjatëve që kanë humbur jetën në Mesdhe këtë vit është rritur në 4.220.
Me rritjen e shpejtë të numrit të refugjatëve të vdekur në fatkeqësitë në përpjekjen për të kaluar në Evropë, Mesdheu u shndërrua në një varrezë të madhe.