Policia amerikane ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe granata “stuhi” në drejtim të turmës së protestuesve në Phoenix, Arizona.
Protestuesit po demonstronin kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili mbajti një fjaim jashtë qendrës së konventës në Phoenix.
Policia tha se protestuesit hodhën gurë dhe shishe në drejtim të oficerëve, të cilët nuk e kursyen as dhunën.
Protestat anti-Trump kanë shënuar rritje, më shumë tani pas përleshjeve mes grupeve nacionaliste dhe atyre pro liberale. /MESAZHI/