Katër të mitur janë lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike, mbrëmjen e sotme në Lipjan.
Ndërkohë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga thika.
Për teve1.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike të ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona (të gjithë të mitur). Katër personat e lënduar (dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.