Luftëtarët kurdë Peshmerga thonë se qeveria qendrore e Irakut i ka urdhëruar ata të dorëzojnë pozicionet kryesore ushtarake në qytetin e Kirkukut.
Atyre iu dha një afat kohor për t’i lënë objektet ushtarake dhe fushat e naftës.
Përleshjet e shkurtëra shpërthyen midis forcave kurde dhe milicisë shiite që mbështetin qeverinë e Irakut.
Tensionet në Irak janë në rritje që kur kurdët mbajtën një referendum mbi pavarësinë muajin e kaluar, referendum të cilin Iraku e quajti ilegal.
Krahinat e pasura me naftë në Kirkuk pretendohen nga kurdët dhe Bagdadi, megjithëse të dyja palët iu bashkuan luftës kundër grupit terrorist ISIS.
Forcat kurde të Peshmergave morën kontrollin e shumicës së krahinës në vitin 2014, qysh kur militantët e ISIS-it pushtuan Irakun e veriut dhe ushtria ndaloi së funksionuari. /MESAZHI/