Përleshje e armatosur në Shkup, vriten dy shqiptarë

Dy persona janë vrarë nga një gjuajtje me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Fushë-Tophanë të Çairit. E gjithë lagjja është e mbyllur nga ekipet policore, ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurori publik për ekspertizë.

Sipas informatave të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të natës, kur sulmuesit kanë dalë nga një veturë dhe me revole dhe pushkë automatike “kallashnikov” kanë gjuajtur ndaj dy personave të cilët kanë qenë në një veturë të parkuar.

Deri tani nuk dihet motivi i vrasjes së dy personave.

Në vendngjarje ka shumë ekipe policore dhe qytetarë që banojnë në afërsi.

Ndërsa burime të Alsat-it nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar.