Në rrugët e Londrës protestuesit të cilët protestonin vdekjen e 20 vjeçarit Rashan Charles, i cili humbi jetën javën e kaluar deri sa ishte në arrestim, u përfshinë në përlëshje të dhunshme me policinë angleze.
Protestuesit pretendojnë se i riu Rashan Charles humbi jetën si pasojë e dhunës policore. Ata gjatë protestës, kohë pas kohe hidhnin me gjë sende të forta ndaj policisë, gjë e cila shkaktoi përleshje mes tyre dhe forcave policore.
Policia kishte marrë masa të fuqishme të sigurisë, përfshirë edhe ndjekjen e protestës me helikopterë.
Policia e Anglisë më herët kishte njoftuar se më 22 korrik, në orët e mëngjesit Rashan Charles kishte zbritur nga një automjet duke mos respektuar thirrjen e policisë dhe kishte hyrë në një shitore në Rrugën Kingsland. Charles kishte futur një send në gojën e tij dhe e ka gëlltitur pas intervenimit të policisë. Gjendja e të riut ishte përkeqësuar dhe është dërguar në spital, ndërsa pas një orë kishte ndruar jetë.
Komisioni i Pavarur për Ankesa të Policisë (IPCC) kishte nisur hetim në lidhje me rastin.
Gjithashtu edhe 25 vjeçari Edir Frederico Da Costa, si pasojë e dhunës dhe gazit të përdorur nga policia, më 15 qershor humi jetën në lindje të Londrës brenda automjetit teksa ishte nën arrestim.