Ballina Lajmet Kosovë Përkundër anulimit të Samitit në Sarajevë, Kurti do ta vizitojë Bosnjën

Përkundër anulimit të Samitit në Sarajevë, Kurti do ta vizitojë Bosnjën

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, që planifikohej të mbahej më 4 dhe 5 dhjetor në Neum të Bosnjë-Hercegovinës është anuluar pak ditë më parë për shkak të dështimit të tenderit për organizim të kësaj ngjarje. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë do ta vizitojë Sarajevën. Nga Qeveria është thënë se ai do të takohet me përfaqësues politikë e po ashtu do të marrë pjesë në një organizim të një organizate joqeveritare.

Kurti udhëton në Sarajevë nga Brukseli sot.

“Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej më datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve, të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar. Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare ‘Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99’”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Exit mobile version