Mësimdhënësja e matematikës në Malishevë Fatmire Bujupi, e cila u përballë më një situatë aspak të këndshme për shkak të mbulesës së saj dhe e cila mori kritika nga prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, ka gjetur përkrahjen nga sociolog dhe analist të vendit.
Ndonëse të njëjtës po i pamundësohet mbajtja e mësimit në atë shkollë nën arsyetimin e prindërve për siç thonë ata, frika se Bujupi do mbajë ligjërata për fe në orën e mësimit, po shihet e padrejtë dhe shkelje flagrante e abuzive të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Këtë shqetësim e ngriti ashpër publicisti Halil Matoshi, i cili përmes facebook-ut shprehu përkrahjen e tij ndaj mësimdhënëses Fatmire Bujupi.
Matoshi i quajti manipulator e dallaveraxhi prindërit e nxënëseve që sipas tij u shtirën dhe se ajo që po ndodhte në atë shkolle ishte e trishtueshme, aq bizare dhe manipulative, ishte “lojë me ndjenjat e njerëzve, paragjykim dhe mbjellje e urrejtjes për tjetrin/tjetren tek fëmijët – sa qe ideatoret që akterët e atij inskenimi u shfaqën tepër te egër”, thotë Matoshi.
Ndërkohë, i turpëruar dhe i ofenduar, për të njëjtën situatë thotë se ndihet edhe sociologu Ardian Gola i cili duke komentuar çështjen e shamisë, vlerëson se ajo është një veshje tjetër, domethëninen vlerore të se cilës nuk e ndajnë shumica e popullatës së Kosovës dhe se kjo siç shtoi ai, mbetet irritimi i vitit.
“E ata prind që qajnë para kamerës, dhe qe nga shamia yte paskan krijuar gogolin, le t’i marrin fëmijët e tyre dhe t’iu shpjegojnë se jo çdo kush qe barte shami është ISIS. Ajo është një veshje tjetër, domethënien vlerore të së cilës nuk e ndajmë shumica e popullatës se Kosovës. Mirepo, a jeni përcaktu për tolerance shoqërore, diversitet kulturor e vleror?! Tregojuni fëmijëve per vlerat elementare të qytetarisë e mos ushqeni ndjenja fashiste e mos manipuloni me fëmijë duke iu mësu si poezi fraza qe as vet nuk i kupton”, ka shkruar Gola ndër tjerash.
Vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , tha se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës./L