Rrugët e Qytetit të Vjetër të Kudsit, që frekuentohen nga palestinezët me një frymë të muajit të Ramazanit, gjatë ditës marrin një atmosferë më të qetë, por në orët e mbrëmjes vërehet një prani e shtuar e tyre me argëtime dhe organizime të ndryshme, raporton Anadolu.
Duke filluar menjëherë pas iftarit deri në orët e vona të mbrëmjes, turma të shumta njerëzish vizitojnë dyqanet e ëmbëlsirave dhe shëtisin nëpër rrugicat e ndriçuara të mbushura me shitës që ofrojnë mallra të ndryshme.
Ramazani është një kohë për agjërim, adhurim dhe ripërtëritje shpirtërore për muslimanët. Nga agimi deri në perëndim të diellit, ata përmbahen nga ushqimi, pijet dhe shpërqendrimet e kësaj bote për të thelluar lidhjen e tyre me Allahun.
Muaji i Ramazanit filloi më 1 mars dhe do të përfundojë më 29 mars, duke u mbyllur me festën e Fitër Bajramit më 30 mars.