A po kërkoni të largoheni dhe të shijoni magjinë e dimrit në një vend pak të vizituar nga turistët? Nga Pirenejtë në Skandinavi, këto qytete europiane pak të njohura janë të mrekullueshme në këtë periudhë të vitit.
Hallstatt, AustriI vendosur pranë brigjeve të liqenit Hallstatt, ky fshat përrallor austriak është një labirint shtëpish i shekullit të 16, i mbushur me bare mikpritëse dhe dyqane të këndshme.
Nëse doni të shijoni gjithë peizazhin nga lart, merrni trenin deri në Skywalk Hallstatt, do të mrekulloheni me pamjen e liqenit dhe luginave të mbuluara nga bora.
Funnes Valley, ItaliI njohur edhe me emrin gjerman Villnöß, ky fshat i vogël ndodhet në veri të Italisë, në rajonin South Tyrol, me pamje nga malet Dolomite dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Funes Valley është një fshat alpin që ju lë pa frymë, me shtëpi të ngrohta prej druri që ju mirëpresin pas një dite të gjatë ecjeje në mal.
Puigcerdà, SpanjëNë kufi me Francën, Puigcerdà është kryeqyteti i rajonit katalan La Cerdanya. I rrethuar nga malet, fshati ka një infrastrukturë të mirë që e lidh me pistat e dëborës dhe shtigjet panoramike alpine. Fshati gjallërohet në fundjavë me ardhjen e turistëve nga qyteti.
Bamberg, GjermaniQyteti i vjetër mesjetar i Bambergut është ruajtur mirë dhe është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s dhe këtë mund ta kuptoni lehtësisht kur shëtisni në kopshtin e trëndafilave.
Bamberg është një qytet përrallor i cili ka ndër të tjera dhe 11 birrari dhe një program kulturor të pasur.
Jasná, SllovakiE fshehur në luginën e Low Tatras, Jasná është një ndër vendet më popullore në Sllovaki për ski.
Është një fshat i qetë, ideal për pushime familjare; ata që kërkojnë pak më shumë gjallëri dhe lëvizje, mund të shkojnë në Liptovský Mikuláš për të luajtur bowling, hokej dhe për të bërë shopping me çmime të lira.
Damüls, AustriaNëse po kërkoni një vend të mrekullueshëm në dimër, Damüls duhet të jetë ajo që kërkoni, falë rekordit 9.3 metra borë çdo vit – rekordi më i lartë në Europë.
Reine, NorvegjiNjë fshat i vogël peshkatarësh pranë arkipelagut Lofoten, Reine është një destinacion i qetë dimëror që u ofron turistëve mundësinë të qëndrojnë në shtëpi peshkatarësh buzë ujit. Dimri është ideal për një shëtitje në mal dhe për të lexuar pranë një oxhaku me malet në sfond.
Kingham, AngliNëse nuk jeni gati për malet, por dëshironi të shijoni mëngjeset e ftofta dhe aromën e zjarrit, Costwolds është vendi ideal në këtë periudhë të vitit. Në vitin 2006, Kingham u zgjodh “fshati më i dashur në Angli”, falë shtëpive prej guri dhe pub-eve angleze që shërbejnë ushqime të shijshme dhe birra të vërteta.
Notre Dame de Bellecombe, Francë I vendosur në Savojën franceze, fshati i vogël Notre Dame de Bellecombe gjendet mes dy maleve në Val d’Arly. Me një pamje spektakolare nga Mali i Bardhë, ky vend ka ruajtur identitetin e vet.
Arties, SpanjëI gjendur në Val d’Aran, në mes të Pirenejve spanjolle, fshati i vogël i Arties është i rrethuar nga fusha të gjelbra dhe maja të larta të zbardhura nga bora në këtë periudhë të vitit.
Arties, i cili në pamje të parë duket si një vend i izoluar nga bota, është ideal për një arratisje romantike, ose edhe për një udhëtim vetëm, për të menduar dhe për të thithur ajrin e freskët të maleve./Mesazhi/