Një ditë pas humbjes 3:1 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, PSV Eindhoveni ka prezantuar përforcimin më të ri për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Sulmuesi i krahut, kroati Ivan Perishiq i është bashkuar ekipit holandez dhe tashmë ka nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Peter Bosz.
35-vjeçari është transferuar te PSV-ja si lojtar i lirë dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Perishiq ka përvojë të madhe në futbollin evropian, ku ka regjistruar 700 paraqitje kurse në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipet e njohura, si Tottenhami, Interi, Bayerni, Ëolfsburgu e Borussia Dortmundi.
Perishiq, gjithashtu ka edhe 136 paraqitje për Kombëtaren e Kroacisë dhe ka shënuar 33 gola.
Aktualisht, PSV është lider në Eredivisie të Holandës me 15 pikë të mbledhura pasi ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e luajtura deri më tani.