Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite ka raportuar për identifikimin e pesë personave të infektuar me sëmundjen e kolerës në qytetin kufitar Xhazan në afërsi të Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite ka deklaruar sa janë marrë masat e duhura për kurimin e personave të sëmurë.
Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga koha e përhapjes së sëmundjes së kolerës në Jemen e deri më tani, 2018 qytetarë jemenase kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje.
Ndërkohë burimet lokale të Jemenit kanë njoftuar se avionët luftarakë të Arabisë Saudite 14 herë kanë sulmuar rajonet Mejdi dhe Harad në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit.
Nga ana tjetër, Pentagoni ka konfirmuar vrasjen e një ushtari amerikan si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në brigjet e Jemenit./Mesazhi/