Ballina Arritje Teknologji Përgjigja e OpenAI ndaj agjentëve AI vjen në Janar

Përgjigja e OpenAI ndaj agjentëve AI vjen në Janar

Operator do të konkurronte me Computer Use të Anthropic dhe agjentin e spekuluar të Google. Mbetet e paqartë nëse OpenAI do të ketë një avantazh ndaj rivalëve në këtë hapësirë.

OpenAI mund të lançojë një mjet për agjentët AI që prej Janarit të vitit të ardhshëm. Sipas Bloomberg, që raporton se OpenAI është pranë laçimit të softuerit me emrin e koduar “Operator,” mjeti të kryejë veprime direkte në kompjuterin e përdoruesit.

OpenAI tha se fillimisht ka planifikuar ta ofrojë Operator si një version eksperimental kërkimor përmes API-së së zhvilluesve.

Operator do të konkurronte me Computer Use të Anthropic dhe agjentin e spekuluar të Google. Mbetet e paqartë nëse OpenAI do të ketë një avantazh ndaj rivalëve në këtë hapësirë.

Bloomberg thotë se mund të marrë formën e një mjet të përdorimit të përgjithshëm që ekzekuton procese në një shfletues uebi. Raportimet për Operator erdhën të njëjtën ditë që OpenAI publikoi politikën e saj për strategjinë AI të SHBA.

Ai dokument thuhet se propozon, ndër të tjera, që qeveria federale të krijojë “zona ekonomike” të fokusuara në AI, duke lejuar punën për të ndërtuar infrastrukturën e AI dhe krijimin e një blloku me aleatët e SHBA-së për të konkurruar me Kinën në AI.

Exit mobile version