Përgatitjet për seancën konstituive, Konjufca thërret për takim liderët e partive politike

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, më 8 prill do të mbajë mbledhje me kryetarët e partive politike, mëson Tëvë1.

Mbledhja ka të bëjë me organizimin e seancës konstituive të Kuvendit

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën 15 prill 2025 për zhvillimin e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite.