Tanimë është vendosur bina në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit, ku në ora 13:00, do të mbahet protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes në Francë, sips një flet-arresti serb, të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.