Do të iu këshillonim që valixhen ose çantën e lindjes ta përgatisnit gjatë dy muajve të fundit të shtatzënisë, në mënyrë që të bëheni gati edhe në rast se do të ndodhë lindja e parakohshme.
Çfarë duhet të përmbajë çanta e lindjes për beben dhe nënën?
Një qese me veshje duhet të jetë gati e ndarë për secilën ditë të qëndrimit në maternitet (në përgjithësi 3-4 ditë). Ajo duhet të përmbajë:
- Trupore pambuku, veshjen e sipërme, çorape, përparëse, kapuç, doreza. Nëse keni dëshirë që vajza juaj të veshë fustan mund të vendosni edhe geta.
- Bebelina dhe letra të lagura të një cilësie shumë të mirë dhe sigurisht pa aromë.
- Këmisha “e fatit” e cila do të vishet në momentet e para pas lindjes. Pra veshja e parë e fëmijës.
- Peshqir për bebe.
- Batanije ose çarçafë, sipas stinës.
- Shampo për bebe, krem kundër irritimeve, si edhe vaj bajamesh të ëmbla.
Çanta e lindjes per nënën!
Si fillim duhet të vendosni brenda çantës së lindjes të gjitha dokumentat dhe analizat e bëra gjatë shtatzanisë, si edhe kartën e shëndetit (në rast se e keni), pa harruar edhe kartën e identitetit.
- 3-4 këmisha nate të hapura përpara ose me kopsa.
- Një triko për ta hedhur supeve ndërsa ushqeni me gji ose shkoni në tualet.
- Bebelina të mëdha ose linesa super thithëse (të posaçme për periudhën pas lindjes).
- Mbathje një përdorimshe.
- Recipeta të përshtatshme për gjidhënie (të paktën 2 copë).
- Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh.
- Të gjithë aksesorët e higjenës personale si edhe ato të trukut./ Pernenat.al